Vlorë/ Theu xhamin dhe vodhi kasën e supermarketit, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Theu xhamin dhe vodhi kasën e supermarketit, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar me inicialet E. B., banues në Vlorë, është arrestuar pasi dyshohet se gjatë natës ka vjedhur një supermarket në lagjen “Bashkimi”. Sipas policisë, ai ka thyer xhamin e derës së supermarketit dhe ka marrë kasën, brenda së cilës ndodhej një shumë parash. Pas hetimeve, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa kasa e vjedhur është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale. Ndaj 32-vjeçarit janë ngritur dyshime për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ai mund të jetë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për kapjen e autorit të një...