Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Një avari e rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka lënë pa ujë qytetin e Vlorës. Defekti është konstatuar në lagjen “10 Korriku”, në tubacionin me diametër 700 milimetra, i cili është funksional dhe furnizon qytetin përmes depos kryesore të ujësjellësit. Për shkak të situatës së krijuar, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar stakimin e detyruar të stacioneve të ujësjellësit, duke sjellë ndërprerjen e furnizimit me ujë në të gjithë qytetin. Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja është e domosdoshme për riparimin e plotë të defektit dhe rikthimin e furnizimit në kushte normale. Ndërhyrja për riparimin e tubacionit parashikohet të jetë e vështirë, edhe për shkak të pozicionit të tij, pasi kalon pranë një banese private në lagjen “10 Korriku”. Kjo situatë e bën më...