Vlora Hyseni u caktua nga Rama të kontrollonte grupet kriminale/ Lita: Agasi donzhuan, kamerat i vendosi SHISH
Gazetari Lavdrim Lita hodhi akuza dhe ngriti një sërë dyshimesh lidhur me marrëdhënien mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Lita tha se, sipas tij, Hyseni ishte vendosur në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror nga kryeministri Edi Rama me një detyrë të veçantë për kontrollin e grupeve kriminale. “Është e ngarkuar me një detyrë tepër sekrete për kontrollin e grupeve kriminale dhe përmes një Don Zhuani…”, u shpreh Lita. Duke iu referuar Agasit, gazetari pretendoi se ai mund të jetë përdorur nga SHISH për mbledhjen e informacioneve dhe për komprometimin e personave apo institucioneve të ndryshme. “Sipas dyshimeve që kam unë, ky është një operacion tipik i shërbimit informativ për të komprometuar institucione, kriminelë,...
Burimi:
ntv.al