Vlora Hyseni nuk qëndron duarkryq, ja lëvizja e fundit nga ish-drejtoresha e SHISH-it

Vlora Hyseni nuk qëndron duarkryq, ja lëvizja e fundit nga ish-drejtoresha e SHISH-it

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, personazhi më i komentuar në vend, ka kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj, duke depozituar ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kërkesa është paraqitur këtë të martë nga avokati, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Mbrojtja kërkon heqjen e menjëhershme të masës “arrest në shtëpi”, me argumentin se nuk plotësohen kushtet ligjore për vendosjen e saj. Vlora Hyseni është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Gjykata e Posaçme e Apelit...