“Vlora Hyseni është trajnuar nga ‘Gjenerali i Zi’”, media në Rumani zbulojnë “mentorin” e ish- shefes së SHISH
Skandali që ka përfshirë Vjosa Hysenin, ish drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), e shkarkuar nga detyra pasi i dha informacione sekrete Ergys Agasit, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave rumune.“Realitatea” raporton se Hyseni kishte lidhje të ngushta me ish zëvendësdrejtorin e Shërbimit të Inteligjencës Rumune (SRI), Florian Coldea, në periudhën kur ai ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.Media rumune raporton se Hyseni është trajnuar nga Coldea dhe se kanë pasur kontakte dhe udhëtime të përbashkëta jashtë Shqipërisë.“Gjenerali i zi”, Florian Coldea“Pasi u bë kreu i SRI-së, thonë gazetarët, Coldea u përfshi edhe në shërbimet shqiptare. Disa burime shkojnë edhe më tej dhe thonë se gruaja ishte trajnuar në mënyrë operative nga vetë Florian Coldea. Shtypi shqiptar raportoi gjithashtu se Hyseni kishte udhëtime...
Burimi:
sarandanews.com