Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar një reagim të shpejtë nga shteti dhe institucionet e Kosovës. Përmes një reagimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se Kosova nuk mund të qëndrojë pasive dhe të presë që koha të zgjidhë situatën, pasi sipas saj, vendimi lidhet drejtpërdrejt me historinë e vendit. “Një vendim që, në bindjen time, duket sikur ishte shkruar para se gjykimi të përfundonte. Një vendim që e ka shpërfillur pothuajse në tërësi punën e mbrojtjes”, ka shkruar Çitaku. Ajo ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar gjatë procesit puna e mbrojtjes, duke përmendur edhe dëshmitë e ish-komandantit të NATO-s,...