Vllaznia mposht Besëlidhjen me përmbysje, shkodranët dhe Teuta kryesojnë Superligën me pikë të plota
Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj ka zhvilluar këtë fundjavë takimet e javës së tretë. Besëlidhja kampione u mund 84-82 nga Vllaznia në “Asllan Rusi”, duke pësuar humbjen e parë sezonale. Një fitore me përmbysje e skuadrës mike. Lezhjanët udhëhiqnin 51-34 në përfundim të pjesës së parë, por nuk arritën ta ruajnë këtë avantazh deri në fund. Vllaznia rikuperon në 20 minutat e dyta dhe fiton në sekondat e fundit falë Mogbo, autor i 20 pikëve e 11 rebound. Fitore të vështirë korri Teuta, që në fushën e saj mundi 80-72 Skënderbeun, një takim i fortë deri në fund. Hubbart me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët, që janë ende të pamposhtur, ndërsa 23 pikët e Carter për korcarët mbetën për statistikë....
Burimi:
telesport.al