VKM/ Mario Keputa emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Mario Keputa është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, me vendimin e marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Emri i tij u propozua në këtë pozicion nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare. Njoftimi i Qeverisë: Vendim për emërimin në detyrë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave Vendosi: Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Burimi:
kohajone.com