Vizitoi Shqipërinë një muaj më parë, Trump largon Paolo Zampollin nga detyra
Vizitoi Shqipërinë një muaj më parë, Trump largon Paolo Zampollin nga detyra Biznesmeni italian Paolo Zampolli, një prej personave me lidhje të afërta me presidentin amerikan Donald Trump dhe familjen e tij, nuk është më pjesë e administratës amerikane. Zampolli është larguar nga detyra e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për partneritetet globale, ndërsa vendimi vjen pas raportimeve për një përplasje disa mujore me zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, lidhur me ndarjen e kompetencave dhe respektimin e hierarkisë institucionale. Largimi i tij u konfirmua të enjten nga zyrtarë amerikanë, vetëm disa orë pasi Politico publikoi detaje mbi mosmarrëveshjet mes dy zyrtarëve, të cilat, sipas raportimit, kishin përfshirë edhe sulme personale në komunikimet me email. Zampolli reagoi pas largimit, duke deklaruar se mandati i tij...
Burimi:
sot.com.al