Vizita e të dërguarit të Trump në Tiranë, shtohen aludimet dhe pikëpyetjet

Vizita e të dërguarit të Trump në Tiranë, shtohen aludimet dhe pikëpyetjet

I dërguari special i presidentit Trump në Ballkan për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë. Interesant është fakti, se ai vizitën e ka nisur nga kryegjyshata e bektashinjve, ku u takua me Baba Mondin. Në qendër të vëmendjes së fjalës së tij, ishte ndërtimi i një qendre të avancuar shëndetësore dhe çështja e shtetit Bektashi, një projekt i prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili parashikon krijimin e një entiteti sovran në Tiranë. I pyetur drejtpërdrejt për krijimin e shtetit Bektashi, ai tha se e ka dëgjuar propozimin si nga kryeministri Rama, ashtu edhe nga kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi. Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta respektojë atë. “E kam...