Viti i ri shkollor, Presidenti Duka: Mësoni, ëndërroni & besoni te vetja. FSHF pranë jush me ‘Uniforma Ime’

Viti i ri shkollor, Presidenti Duka: Mësoni, ëndërroni & besoni te vetja. FSHF pranë jush me ‘Uniforma Ime’

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar të gjithë nxënësit shqiptarë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, duke përcjellë një mesazh të veçantë edhe për fëmijët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Përmes një postimi në profilet e tij në rrjetet sociale, Presidenti Duka u ka uruar nxënësve një vit të mbarë dhe i ka inkurajuar ata të mësojnë, të ëndërrojnë dhe të besojnë te vetja. “Urime të gjithë nxënësve shqiptarë për vitin e ri shkollor e veçanërisht për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Mësoni, ëndërroni dhe besoni te vetja juaj”, shprehet Presidenti Duka. Në mesazhin e tij, kreu i FSHF-së ka theksuar gjithashtu angazhimin e Federatës...