Viti i ri shkollor! Hita: Kontrolle të shtuara për drogën, po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit
Skënder Hita TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një konferencë për shtyp ka prezantuar planin e masave për garantimin e sigurisë në shkolla në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Hita njoftoi se në kuadër të masave të ndërmarra, në krye të të gjitha shërbimeve të angazhuara për sigurinë në shkolla do të jenë shefat e komisariateve, të cilët do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e shërbimeve në territor. Sipas tij, specialistët e sektorëve kundër Narkotikëve dhe strukturave Operacionale në të 12 drejtoritë vendore të Policisë do të zhvillojnë kontrolle me intensitet të lartë pranë shkollave. Në fjalën e tij Hita njoftoi se Policia e Shtetit po bashkëpunon edhe me AKU-në për sigurinë ushqimore...
Burimi:
zeri.ai