Visar Zhiti: Në burgun e Qafë-Barit u njoha me Sherif Merdanin dhe u bëmë miq të ferrit
Këndon Sherif Merdani Nga Visar Zhiti Princi i këngës së muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani… – kështu shkruaja para 5 vjetësh, në ditën kur iku në Qiell dhe la zërin e tij të bukur për të gjithë.Këndon Sherif Merdani.I dashur për të rinjtë e kohës së tij, për ata që u zbardhën bashkë me të, zë gjeneratash, që donin të ëndërronin, kur ishte e ndaluar, zëri i dashurisë së tyre, që solli Europën dhe…Nuk po këndonte më Sherif Merdani… e burgosën, prandaj… u goditën artet, muzika, poezia, piktura… liberalizëm… politika në plan të parë… socializmi…Në burgun e Qafë-Barit u njoha me Sherifin dhe u bëmë miq të ferrit. Dhe aty këndonte, fshehurazi, vetëm për miqtë e ngushtë, me zë të ulët, anglisht më shumë,...
Burimi:
kultplus.com