VIRUSI I NILIT PERËNDIMOR/ Konfirmohet rasti i dytë në Shqipëri, sërish në Korçë
Një tjetër rast i virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave të prekur gjatë vitit 2026. Edhe rasti i dytë është regjistruar në qarkun e Korçës, ku u evidentua edhe infektimi i parë i këtij viti. Rasti i parë u konfirmua në muajin gusht dhe bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça. Pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, ai iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës, ku analizat laboratorike konfirmuan infektimin me virusin e Nilit Perëndimor. Pas evidentimit të rastit të parë, Instituti i Shëndetit Publik ndërmori hetim epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës. Specialistët zhvilluan kontrolle në terren për të verifikuar praninë e mushkonjave që mund të transmetojnë virusin, ndërsa u morën edhe mostra për analiza...
Burimi:
ntv.al