Vinçens Prenushi, poeti dhe kleriku që i kushtoi jetën kulturës shqiptare

Vinçens Prenushi, poeti dhe kleriku që i kushtoi jetën kulturës shqiptare

Më 4 shtator 1885, në Shkodër, lindi Vinçens Prenushi, një prej figurave të rëndësishme të kulturës, letërsisë dhe jetës fetare shqiptare. Ai ishte poet, folklorist, publicist, përkthyes, teolog dhe klerik i lartë katolik. Prenushi kreu studimet për filozofi dhe teologji në Insbruk të Austrisë dhe u shugurua meshtar në vitin 1908. Pas kthimit në Shqipëri, shërbeu si meshtar, mësues dhe drejtues i Kolegjit Françeskan në Shkodër, duke u angazhuar njëkohësisht në jetën kulturore e letrare të vendit. Kontributi i tij në zhvillimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe ishte i rëndësishëm. Në vitet 1921–1924 drejtoi revistën “Hylli i Dritës”, një nga periodikët më të rëndësishëm të kulturës shqiptare të kohës. Si poet dhe folklorist, Prenushi la pas vepra që zënë një vend të veçantë në traditën...