Vila e Ballukut në Palasë/ Zbulohen provat në kompjuterët e “Atelier 4”, prona u financua nga Arbër Abazi
Preventivët e zbuluar gjatë kontrolleve në kompjuterët e studios “Atelier 4”, zbuluan prova që sipas SPAK dëshmojnë se vila luksoze në Palasë që u sekuestrua pak ditë më parë është në pronësi faktike të Belinda Ballukut dhe se ajo e kishte fituar si ryshfet nga kompania “Alko Impex General Construction”. Në këto preventivë, rezultonte se kompania e Arbër Abazit kishte paguar pranë “Atelier 4” të vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi shuma që varionin nga 288 deri në 410 mijë euro, në një kohë që në dokumente shoqëria në fjalë nuk kishte asnjë lidhje me objektin, për shkak se porositësi sipas kontratës ishte ish-futbollisti Igli Tare. Sipas SPAK, deri në fazën e karabinasë vila ishte financuar nga Igli Tare, ndërsa investimi për punimet e tjera të...
Burimi:
gijotina.com