“Vila 3 milionë, e shite 15 milionë euro”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt

“Vila 3 milionë, e shite 15 milionë euro”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt

Përplasje me tone të ashpra në Kuvend mes Taulant Ballës dhe Agron Shehajt. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së e sfidoi deputetin e opozitës për një kërkesë të mundshme të Prokurorisë italiane për heqjen e imunitetit të tij, duke e pyetur nëse do të votonte pro apo kundër. Nga foltorja e Kuvendit, Balla e vuri disa herë në siklet me pyetjen e tij Shehajn, ndërsa nuk munguan as ironitë dhe sulmet personale. Socialisti iu referua edhe pasurisë së deputetit opozitar, duke ngritur pretendime për shitjen e një vile për 15 milionë euro, për të cilën tha se ishte blerë më parë për 3 milionë euro. Gjatë replikës, Balla përdori edhe gjuhë fyese ndaj Shehajt, duke e quajtur “hajdut” dhe duke ironizuar deklaratat e tij të...