Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përditësimi i radhës i databazës për viktimat e luftës në Kosovë pritet të publikohet në fund të janarit të vitit 2027. Gjatë vizitës në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ku u takua me drejtorin ekzekutiv Atdhe Hetemi, Kurti theksoi se databaza përditësohet çdo ditë me informacione dhe dëshmi të reja. Sipas tij, në fund të korrikut është publikuar lista preliminare me 13 mijë e 195 persona të vrarë gjatë periudhës 1998–2000, të cilët janë verifikuar deri më tani. “Databaza përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit do të publikohen pas gjashtë muajsh, që i bie në fund të janarit të vitit 2027”, deklaroi Kurti. Gjatë kësaj vizite, kryeministri...