Vijon zjarri në Manati të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri që ka rënë prej mbrëmjes së së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm. Era e fortë ka ndikuar në përhapjen e flakëve në terren, duke vështirësuar punën e ekipeve që ndodhen në zonë. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave, duke mbajtur nën monitorim situatën dhe duke marrë masa për të shmangur afrimin e flakëve drejt zonave të banuara. Prej orës 08:00 ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Mjeti ajror po kryen hedhje uji në pjesët e prekura, me synim frenimin e përhapjes dhe izolimin e vatrave aktive. Ndërkohë, ekipet në terren vijojnë punën për kontrollin e situatës, ndërsa banorët e zonës mbahen në gatishmëri për çdo përkeqësim të mundshëm të...