Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 33 persona për tubimin e djeshëm te Kryeministria
Policia e Tiranës ka vendosur 33 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në tubimin e zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimit të Policisë, për secilin prej protestuesve është vendosur masë administrative prej 5 mijë lekësh, me pretendimin se kanë bllokuar rrugën. Ndërkohë, për dy shtetas të tjerë, me inicialet D. G. dhe E. L., ka nisur procedimi penal për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë. Kujtojmë se masat administrative vijnë në zbatim të aktit normativ të miratuar nga qeveria, me urdhër të Ramës, i cili parashikon gjoba për protestuesit që marrin pjesë në protestat kundër tij.
Burimi:
gijotina.com