Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!
Ekipet e ndihmës kineze arritën të rihapin të mërkurën në mëngjes një nga rrugët kryesore që të çon në portin tokësor të goditur nga rrëshqitja e dheut në Xizang, në jugperëndim të Kinës, pas operacioneve të pandërprera të shpëtimit, në një përparim të madh pas katastrofës fatale të javës së kaluar. Gazetarët e Grupit Mediatik të Kinës në Portin Gyirong, raportuan se automjete të mëdha dhe pajisje të rënda hynë në zonën kryesore të katastrofës përmes autostradës kombëtare G216, për të kryer përpjekje shpëtimi më të gjera dhe më të thelluara për personat ende të zhdukur. Autoritetet kineze nisën operacione shpëtimi në shkallë të plotë, pasi rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga një ortek akulli-shkëmbi në Nepal, goditi Portin Gyirong më 26 gusht, duke shkaktuar...
Burimi:
javanews.al