Vijon ‘migrimi’, sot derbi Partizani- Dinamo në Vorë
Partizani- Dinamo sot në orën 16:00 në Vorë për derbin e parë sezonal të tre skuadrave të kryeqytetit. Të kuqtë me 4 pikë në tre ndeshje, vijnë me moralin e lartë pasi një javë më parë mposhtën në “Loro Boriçi” vendasit e Vllaznisë 2-3. Skuadra e Bratu e nisi kampionatin me një barazim me teutën luajtur pikërisht në Vorë dhe humbjes befasuese me Laçin në Rrogozhinë 1-2. Sidoqoftë trajneri rumun tha dje se Partizani ka objektiv titullin dhe Kupën duke mbajtur lart optimizmin te ekipi i tij. Ndërkohë Dinamo Siti pas humbjes startuese me Vorën (0-1) ndërsa la pas europën në play off (eleminuar nga Pafos) u rikthye në ‘shina’ për të marrë dy fitore radhazi për 6 pikë e vendin e tretë në klasifikim....
Burimi:
sportiim.al