Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

Vijon bojkoti në Gjykatën e Vlorës, qytetarët mbeten pa shërbime

Në Gjykatën e Vlorës po vijon bojkoti, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa shërbime prej ditësh. Kjo ka krijuar një kolpas, pasi po e bën të pamundur marrjen e shërbimeve nga ana e qytetarëve. Ata shprehen se janë paraqitur prej ditësh në ambientet e saj, por nuk kanë mundur të marrin shërbimin e nevojshëm. “Kam dy ditë që vij dhe nuk po marr shërbim”, shprehet një qytetare, duke kërkuar një zgjidhje për situatën. Nga ana tjetër, Gjykata e Vlorës ka njoftuar qytetarët se shërbimet do të ofrohen ditën e hënë. Bojkoti ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, pasi disa prej tyre kërkojnë dokumente që janë emergjente dhe me afat të kufizuar kohor.