Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë nën mbikëqyrje dhe 13 janë shuar plotësisht. Ndërkohë në operacione janë angazhuar 404 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 1 dron, 13 mjete dhe 1 autoambulancë. Në Qarkun Tiranë, vijon aktive vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës kanë operuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së, si dhe 52 efektivë të FA me 6 mjete dhe 1 autoambulancë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë izoluar dhe mbahen nën mbikëqyrje....