Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë janë të pakta

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë janë të pakta

Operacionet e kërkim-shpëtimit në pallatin e shembur nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan vijojnë ende, në përpjekje për të gjetur 69-vjeçarin Hamit Ibro, i cili dyshohet se ndodhet nën rrënoja. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, kolonel Hajdar Gurra, i cili ka bërë me dije se ndërhyrja po zhvillohet në kushte tepër të vështira dhe me rrezikshmëri të lartë për ekipet e shpëtimit. Sipas tij, në operacion janë angazhuar dy ekipe kërkim-shpëtimi, me gjithsej 16 persona dhe pajisjet përkatëse. Pavarësisht vështirësive, kërkimet do të vijojnë deri në përfundim, duke garantuar sigurinë e efektivëve. Sinjalet e marra nga kamerat termike kanë zbehur shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit në jetë. “Ka shumë pak gjasa që 69-vjeçari Hamit Ibro të gjendet...