“Vidra” në Balkan Competition të PriFest-it, një rrëfim i fuqishëm për humbjen dhe dashurinë e parë
Dilara Sollova Në ditën e pestë të PriFest-it, para se publiku të shihte në ekran historinë e Hanës, në skenë u fol fillimisht për një tjetër histori që qëndron pas filmit “Vidra” (Otter) atë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Filmi, i cili shënoi premierën e tij në Kosovë, u prezantua në një mbrëmje të veçantë, në kuadër të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, duke e kthyer këtë shfaqje në një moment ku kinemaja u bë urë mes dy vendeve. Para nisjes së filmit, në skenë doli ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, i cili foli për rëndësinë e kësaj mbrëmjeje dhe për fuqinë e artit për të afruar shtetet, kulturat dhe njerëzit. “Është kënaqësia ime të jem...
Burimi:
kultplus.com