Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona

Vidhnin banesa në Patos dhe jo vetëm, në pranga tre persona

Tre persona janë vënë në pranga në Patos, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të banesave në zonë. Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në qarqet Fier dhe Gjirokastër. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan shtetasit F. Gj., 43 vjeç, banues në Gjirokastër; D. A., 31 vjeç, banues në Gjirokastër; dhe I. I., 41 vjeç, banues në Tepelenë. Tre të dyshuarit u kapën në qendër të Patosit, ndërsa lëviznin me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti shtetasit F. Gj. një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Kontrolli vijoi edhe...