Videot në rrjet, Filip Çakuli: Autorët dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet
Në Top Story me Grida Dumën vijon diskutimi në lidhje me pamjet intime të personave publikë të shpërndarë gjerësisht në rrjet. Filip Çakuli ka komentuar mbi ngjarjen, ku shprehet se pavarësisht se autorët do të dënohen, dëmi i madh moral që i është shkaktuar viktimave është i madh. ”Gjykata do t’i dënojë autorët, por kurrë nuk do të shuhet ndotja që i kanë bërë emrave të këtyre personave. Kur janë këto video me intimitete, hapen me shpejtësi. Të kesh video që mezi marrin lekët pensionistët, nuk e hap asnjë njeri. Këto janë përgjegjësi jo vetëm e policisë, por e gjithë shoqërisë”.
Burimi:
kohajone.com