VIDEOT INTIME NË RRJET/ Ori Nebijaj: Skandali është cenimi i privatësisë
Moderatorja dhe deputetja Ori Nebijaj ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove me përmbajtje intime, duke e zhvendosur vëmendjen nga jeta private e personave të përfshirë te cenimi i privatësisë dhe shpërndarja e materialeve pa pëlqim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Nebijaj ka kritikuar edhe interesin e lartë të publikut për të kërkuar, parë dhe shpërndarë materiale të tilla. Sipas saj, problematika kryesore qëndron te fakti që pamjet intime bëhen publike pa autorizimin e personave që shfaqen në to. Nebijaj ka kërkuar gjithashtu që personat që provohet se kanë filmuar apo shpërndarë materiale intime pa pëlqim të përballen me përgjegjësi penale, duke e cilësuar mbrojtjen e privatësisë si çështjen kryesore në këtë rast. Reagimi vjen në një kohë kur shpërndarja...
Burimi:
ntv.al