Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?
Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh. Kaluan nga një telefon në tjetrin, pushtuan grupet e WhatsApp-it dhe Telegram-it, rrjetet sociale dhe bisedat e ditës, duke e kthyer jetën private të disa personazheve publikë në spektaklin më të madh të momentit. Dhe ndërsa ende diskutohej për atë që ishte parë, filloi të ndërtohej pritshmëria për atë që nuk ishte parë ende: do të dalin video të tjera. Ka emra të tjerë. Ka edhe politikanë. Por tani që efekti i parë i surprizës po fashitet, historia meriton të shihet përtej përmbajtjes së videove. Këto video nuk dolën në një moment çfarëdo. Ato shpërthyen ndërsa në qendër të vëmendjes ishte një histori shumë më e rëndë për shtetin shqiptar: skandali që...
Burimi:
gijotina.com