Videomesazhi me Inteligjencë Artificiale nga kryebashkiaku Veliaj: Dreka falas për çdo nxënës, asnjë pengmarrje nuk na ndal
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të realizuar me Inteligjencë Artificiale, ku ndalet te investimet në institucionet arsimore të kryeqytetit dhe te një prej premtimeve që mbetet për t’u realizuar. Në mesazhin e publikuar, Veliaj deklaron se pas ndërtimit të 170 shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja, objektivi i radhës është ofrimi i drekës falas për nxënësit e Tiranës. ”Do ta mbajmë premtimin për drekën falas në shkolla”, shprehet Veliaj, duke e paraqitur këtë nismë si një tjetër hap në politikat e bashkisë për fëmijët dhe arsimin. Kryebashkiaku përmend transformimet që, sipas tij, ka pësuar infrastruktura arsimore në qytet dhe thekson se projekti për ushqimin falas do të vijojë pavarësisht pengesave. ”Pas 170 shkollave, kopshteve e çerdheve...
Burimi:
kohajone.com