Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë
Gjirokastra vijon të jetë një prej destinacioneve më tërheqëse turistike në jug të Shqipërisë, duke ndërthurur në një hapësirë të vetme historinë, arkitekturën, traditat, gastronominë dhe peizazhet karakteristike të qytetit të gurtë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e qytetit, një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Simboli më i njohur i qytetit është Kalaja e Gjirokastrës, e vendosur mbi një kodër që shkëputet lehtë nga Mali i Gjerë. Ajo ngrihet në një pozicion strategjik vrojtimi, rreth 370 metra mbi nivelin Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është kthyer vitet e fundit në një pikë të rëndësishme të hartës turistike shqiptare. Pazari karakteristik, kalaja, banesat tradicionale,...
Burimi:
kultplus.com