VIDEO/ Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras

VIDEO/ Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.