VIDEO/ Zekja: Dyfishimi i tatimit mbi dividendin frenon investimet, rritja e TVSH-së do të shtrenjtojë produktet
Florian Zekja, përfaqësues i Shoqatës së Manifakturave, ka kundërshtuar disa nga masat e parashikuara në paketën e re fiskale, duke paralajmëruar se dyfishimi i tatimit mbi dividendin do të frenojë investimet e biznesit, ndërsa ndryshimet në TVSH do të sjellin rritje të çmimeve për produktet dhe shërbimet e tjera. I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, Zekja e cilësoi populiste idenë se rritja e taksimit të dividendit prek vetëm bizneset e pasura. Sipas tij, fitimet që bizneset shpërndajnë si dividend shpesh përdoren për investime të reja, hapjen e sipërmarrjeve të tjera dhe krijimin e vendeve të punës. Ai kritikoi gjithashtu ndryshimet në TVSH, duke theksuar se ulja e saj për 54 produktet e shportës shoqërohet me rritjen e barrës...
Burimi:
syri.net