VIDEO/ Zaimi: Vendimi i Hagës është i papranueshëm, qytetarët prisnin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Aktivisti Arbër Zaimi, nga Prishtina, ka komentuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zaimi tha se vendimi ka shkaktuar frustrim të madh te qytetarët e Kosovës, duke theksuar se pritshmëritë kishin qenë për një rezultat tjetër. Duke folur për reagimet politike në Kosovë, Zaimi tha se vendimi është konsideruar i papranueshëm dhe jo-proporcional nga disa faktorë politikë. Ai krahasoi dënimet e ish-drejtuesve të UÇK-së me vendimet e dhëna ndaj personave të dënuar për krime gjatë luftës në Kosovë. Sipas tij, një nga çështjet që duhet analizuar është raporti mes akuzave dhe viteve të dënimit. Zaimi iu referua edhe një analize të publicistit Veton Surroi, duke thënë se,...
Burimi:
syri.net