VIDEO/ Xhixho: Tirana pa ujë, qytetarët me bote, qyteti meriton ujë 24 orë, jo bote 24 orë!

VIDEO/ Xhixho: Tirana pa ujë, qytetarët me bote, qyteti meriton ujë 24 orë, jo bote 24 orë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e furnizimit me ujë në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për dështim në administrimin publik. ‘Tirana pa ujë, qytetarët me bote!’, shkruan Xhixho, duke pretenduar se mungesa e ujit po detyron qytetarët të blejnë ujë me shishe ose të furnizohen përmes boteve që shpërndajnë ujë nëpër lagje. Sipas deputetes, situata është paradoksale për një kryeqytet që ka përjetuar ndërtime dhe investime të shumta vitet e fundit. Xhixho ngre disa pikëpyetje lidhur me investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe përdorimin e fondeve publike. ‘Ku janë investimet në rrjet? Ku shkojnë paratë e qytetarëve? Pse Tirana nuk ka ende ujë 24 orë?’, shkruan deputetja. Reagimi i deputetes së PL, Erisa Xhixho: TIRANA PA UJË,...