VIDEO/ Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama. Përplasje mes qytetarëve dhe Policisë para Kryeministrisë

VIDEO/ Von der Leyen në Tiranë, pritet nga Rama. Përplasje mes qytetarëve dhe Policisë para Kryeministrisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo është pritur këtë pasdite nga kryeministri Edi Rama, por një grup aktivistësh dhe qytetarësh kanë dalë në protestë, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian. Dy liderët pritet të mbajnë rreth orës 17:00 një konferencë të përbashkët për mediat. Mandej agjenda e shefes së ekzekutivit të Europës do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30. Vizita e Presidentes së Komisionit Europian vjen në një moment kur mediat ndërkombëtare njoftojnë se Brukseli po përgatitet të jetë më konkret, me data dhe afate, në raport me disa vende kandidate, si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe...