VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

Një skenë tronditëse është regjistruar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv në Poloni, ku një vajzë 14-vjeçare është përplasur nga një makinë ndërsa lëvizte me skuter elektrik. Ngjarja ndodhi në Koscierzyna, në momentin kur gazetari i TVP, Milosz Sieliwonczyk, po raportonte pikërisht nga vendi i një tjetër aksidenti tragjik. Në pamjet e transmetuara live, automjeti godet 14-vjeçaren, e përplas në xhamin e përparmë dhe më pas e hedh disa metra larg. Makina largohet nga vendi i ngjarjes drejt një rruge dytësore. Gazetari tregoi se fillimisht dëgjoi një përplasje të fortë dhe britmën e kameramanit. “Papritur dëgjova një përplasje pas meje dhe britmën e operatorit: ‘O Zot!’. Kur u ktheva, pashë një makinë që po largohej me xhamin e përparmë të thyer dhe një fëmijë të...