VIDEO/ Trump: Soros po përdor protestues të paguar që të më ndërpresin fjalimin

VIDEO/ Trump: Soros po përdor protestues të paguar që të më ndërpresin fjalimin

Një protestues, që ndërhyri gjatë tubimit të presidentit Donald Trump për zgjedhjet e mesmandatit, u nxor jashtë nga personeli i sigurisë, pasi bërtiti për sallën e ballove të Shtëpisë së Bardhë dhe ndërpreu fjalimin e Trump të hënën në mbrëmje. Sipas medieve amerikane, protestuesi nisi të bërtiste për sallën e ballove të Shtëpisë së Bardhë, përpara se dy roje sigurie ta shoqëronin jashtë, raporton Mirror US, duke iu referuar pamjeve të drejtpërdrejta nga tubimi në Misisipi. Salla e ballove është një nga disa projektet e rinovimit që manjati i pasurive të paluajtshme dhe ish-ylli i reality shoë-ve ka ndërmarrë gjatë mandatit të tij të dytë. Këto projekte kanë shkaktuar reagime të forta kundërshtuese në të gjithë spektrin politik, për shkak të ndërhyrjeve në kompleksin historik...