VIDEO/ Tomorri ngre dyshime për Timak Defense: Ka deklarata kontradiktore, SPAK duhet të verifikojë
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka ngritur dyshime mbi aktivitetin dhe kontratat e kompanisë Timak Defense, duke iu referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të qeverisë dhe drejtuesve të kompanisë. Tomorri u ndal te ceremonia e dorëzimit të 40 automjeteve të para të prodhuara nga Timak për Ministrinë e Mbrojtjes, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes. Sipas gazetarit, gjatë kësaj ceremonie kryeministri Rama deklaroi se kompania kishte tashmë kontrata me vende të tjera. Tomorri tha se Timak Defense, e cila merret me prodhimin e automjeteve për ushtrinë, policinë dhe emergjencat civile, është në pronësi 80% të Roni Feto dhe Arjeta Pucës dhe 20% të shtetit shqiptar. ‘Jo, kontradikta aty, kontradikta është...
Burimi:
syri.net