VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

Tre burra u therën me thikë në Crown Heights, Brooklyn, herët në mëngjes të së hënës (7 shtator), pak para fillimit të paradës së Ditës së Indive Perëndimore në SHBA. Sipas informacionit të policisë, një 32-vjeçar dhe një 23-vjeçar u plagosën në qafë, ndërsa një 36-vjeçar u godit në fytyrë pranë Rrugës Carroll dhe Avenue Utica. Shërbimet e urgjencës mjekësore (EMS) iu përgjigjën vendit të ngjarjes dhe i çuan të plagosurit me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings. 23-vjeçari dhe 36-vjeçari janë në gjendje të qëndrueshme, por 32-vjeçari është në gjendje kritike. Nuk janë bërë arrestime në këtë kohë. Sulmi me thikë ndodhi disa blloqe larg festivalit J’Ouvert, i cili fillon para agimit në orën 6 të mëngjesit dhe zgjat deri në fillimin e paradës...