VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

Lëkundjet e forta zgjuan banorët gjatë natës, ndërsa xhamat e dyqaneve u thyen dhe sendet u hodhën nga raftet, autoritetet paralajmërojnë për pasgoditje Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë ka goditur Japoninë qendrore në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke lënë të paktën 22 persona të plagosur dhe shkaktuar dëme materiale në disa zona të vendit. Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), lëkundjet u regjistruan në orën 01:04 sipas kohës lokale, me epiqendër në pjesën perëndimore të prefekturës Shizuoka, në një thellësi prej rreth 40 kilometrash nën tokë. Tërmeti u ndje fuqishëm në prefekturën Aichi, por lëkundjet u përhapën edhe në zona të tjera, përfshirë Shizuoka, Gifu dhe Nagano, si dhe në qytetet Hamamatsu, Kioto dhe Nara. Sipas agjencisë Associated Press, kryeqyteti Tokio...