VIDEO/ Të rinjtë nuk tërhiqen: Prani masive e qytetarëve, protestuesit mbushin plot bulevardin

VIDEO/ Të rinjtë nuk tërhiqen: Prani masive e qytetarëve, protestuesit mbushin plot bulevardin

Të rinjtë nuk tërhiqen pavarësisht dhunës brutale të policisë. Me mijëra të rinj kanë vërshuar në bulevard. Pamjet tregojnë se si bulevardi është i mbushur plot me protestues. Pavarësisht se protesta ishte paqësore, policia vendosi të përdorë dhunë mbi protestuesit përpara Ministrisë së Arsimit. Ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës në sasi të mëdha. Po ashtu në drejtim të protestuesve u përdorën topat e ujit.