Video të ISIS-it dhe manuale për eksplozivë, e mitura me origjinë shqiptare nën hetim në Itali
Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, banuese në zonën e Raguzës, në Siçili, është transferuar në një qendër të posaçme për të mitur, nën dyshimet për vetëtrajnim me qëllime terroriste dhe apologji të terrorizmit, përfshirë atë ndërkombëtar. Masa u ekzekutua nga Drejtoria e Hetimit dhe Operacioneve Speciale të Policisë (Digos) në Raguzë, me urdhër të Prokurorisë për të Miturit në Katania. Sipas mediave italiane, hetimi nisi pas një sinjalizimi nga Agjencia e Informacionit dhe Sigurisë së Brendshme (AISI), lidhur me një profil në platformën “TikTok” që publikonte materiale me përmbajtje xhihadiste. Kontrolli i telefonit të të miturës zbuloi, sipas hetuesve, materiale që dyshohet se dëshmojnë një proces të thellë radikalizimi. Mes tyre raportohet se kishte fotografi dhe video të organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS),...
Burimi:
ntv.al