Video-t intime të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

Video-t intime të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

Pas publikimeve të videove që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, ku pretendohet se janë përfshirë figura të njohura, ka reaguar Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në një deklaratë zyrtare, institucioni u bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të respektojnë jetën private dhe dinjitetin e personave të përfshirë, duke theksuar se publikimi apo rishpërndarja e materialeve intime mund të përbëjë shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale. Deklarata e plotë Në vijim të publikimeve të fundit në media dhe rrjete sociale për materiale të pretenduara intime, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale...