VIDEO-SYRI TV/ Presidentja e KE vizitë në Tiranë: Reformat të zbatohen jo vetëm të miratohen
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kërkoi zbatim të reformave dhe jo vetëm miratimin e tyre në letër. Gjatë vizitës në Tiranë, Presidentja e KE-së e vendosi theksin te sundimi i ligjit, ndërsa kryeministri Edi Rama, megjithëse qeveria është përfshirë nga afera e skandale korruptive, pretendoi se po lufton korrupsionin. Nga SYRI TV Komisioni Europian i ka kërkuar Shqipërisë zbatim të reformave, duke kujtuar se nuk mjafton vetëm miratimi i tyre në letër. Mesazhin e dha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë, ku theksoi dhe njëherë se procesi i integrimit bazohet vetëm në meritë, ndërsa kërkoi rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Presidentja e Komisionit Europian i bëri deklaratat në konferencën...
Burimi:
syri.net