VIDEO/ Skenë si në filma, 4 grabitës me kallashnikovë bastisin argjendarinë në zemër të Parisit! Largohen në mes të ditës me 1 mln euro
Katër grabitës të armatosur rëndë organizuan sot një grabitje në mes të ditës në argjendarinë De Beers, në rrugën Rue de la Paix, në qendër të Parisit. Më pas ata u larguan me motorë, duke marrë me vete bizhuteri me diamante, vlera e të cilave vlerësohet rreth 1 milion euro. Të veshur me rroba të zeza, me helmeta dhe maska që u mbulonin fytyrën, njëri prej të dyshuarve qëndroi roje jashtë dyqanit, i armatosur me një armë të tipit kallashnikov, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij hynë brenda në dyqan. Autoritetet franceze ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e katër të dyshuarve.
Burimi:
javanews.al