VIDEO/ Shpërthen në flakë makina e drejtoreshës së Bashkisë Elbasan

VIDEO/ Shpërthen në flakë makina e drejtoreshës së Bashkisë Elbasan

Një automjet ka shpërthyer në flakë në qendër të Elbasanit tek zona e ‘1 Majit’. Mësohet se automjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan. Nga të dhënat paraprake, drejtuesja e mjetit ka mohuar që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme apo të ketë lidhje me detyrën e saj. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa një nga pistat që po hetohet është ajo e një defekti teknik në automjet.