VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga
Dritare TV është djegur. Zjarri në ambientet e Kompleksit Kika 2, ku televizioni online ndodhet me qira, la pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të televizionit. Drejtuesja e Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga, rrëfen momentet e vështira kur zjarri, që nisi nga tubat e aspirimit të restorantit “Fish Shop”, u përhap në regjinë e televizionit, ndërsa sapo kishte përfunduar xhirimi i dy emisioneve. “Po digjeshim”, shprehet Xhunga, duke kujtuar momentet kur prioritet ishte nxjerrja e njerëzve jashtë, fikja e automateve dhe mbërritja e zjarrfikësve, të cilët ajo i falënderon për ndërhyrjen e shpejtë. Shuarja e zjarrit dhe shkrirja e tubave të shkarkimit të ujërave dhe të shiut shkaktuan përmbytjen e ambienteve. Edhe sot, uji vijon të depërtojë në hapësirat e dëmtuara. Gazetarja bën...
Burimi:
javanews.al