VIDEO/ Shisnin ko*ainë në Burrel, momenti kur policia u vë prangat 3 personave
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontrolleve fizike dhe në ambientet e banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan; -94.70 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë -19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm -13 telefona celularë -2 peshore elektronike -1 automjet -1 orë dore e markës “Rolex”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan...
Burimi:
syri.net